Studioja e dizajnit ‘Sandro Santantonio’ merret me arkitekturë, dizenjim të ambienteve të brendshme, dizajn industrial, grafik dizajn, paketim dhe modë.
Kjo studio është nderuar me çmime të rëndësishme si përmendja speciale në Young&Design 2005 dhe Young&Design 2006, çmimi i parë në konkursin detar “Abitare il Mare” i organizuar në vitin 2006 nga Seatec-Carrara Fiere, Young&Design 2007, përmendja speciale në Compasso d’Oro 2009 dhe çmimin ‘Dizajni më i mirë’ në vitin 2009.
Sandro Santantonio jep gjithashtu mësim në Akademinë Brera dhe Institutin ISAD në Milano.