Description
Një dorezë origjinale.
Një karakteristikë më tepër në ambientin tuaj të brendshëm, doreza Due përmbledh kontaktin tuaj të parë me arkitekturën dhe momentin e parë të zotrimit të saj, një hyrje e kalimit nga një vend në tjetrin. Dizajni i dorezës Due fiton titullin e një doreze origjinale, një vepër e vogël arkitekturore që formon një urë lidhëse midis njeriut, dizajnit industrial dhe arkitekturës.





Pak arkitekturë
Dizajni i dorezës Due merr imazhin e një doreze origjinale, një vepër e vogël arkitekturore në gjëndje të formojë një urë lidhëse midis njeriut, dizajnit industrial dhe arkitekturës. Figura e dorezës bëhet unike nëpërmjet transformimit të dy elementëve funksionalë tradicionalë; dorezës dhe rozetës, në dy paralelopipedë të hollë dhe të barabartë- një zgjidhje ideale.


Në të njëjtën kohë, procesi i prodhimit të një produkti origjinal, redukton lidhjen me derën dhe mjedisin rrethues në një shkallë afër zeros, duke kapërcyer kështu stilet e ndryshme dhe përfshirjen e një produkti të ri – pa dyshim një dorezë që mund të përdoret në çdo ambient.

Stefano Boeri Architetti
Me qendër në Milano dhe zyra në Shangai (që nga viti 2014) dhe Tiranë (që nga viti 2015), Stefano Boeri Architetti (Studio Boeri deri në vitin 2008) i është përkushtuar projektimit dhe kërkimit që nga viti 1993, kryesisht në fushën arkitektonike dhe urbanistike, por edhe në fushat kulturore. të dizajnit dhe dizajnit të brendshëm.
Ndër projektet e Stefano Boeri






