Description
Butësia e tunxhit.
Një dorezë delikate dhe elegante ku tunxhi përcjell gjithë sharmin e tij falë formës më të mirë të mundshme. Një dorezë nuk është gjë tjetër përveçse një levë Arkimedi që të mundëson kapjen e saj, ndjekur nga ndikimi vizual i menjëhershëm. Në një botë që kërkon në mënyrë të vazhdueshme risi teknologjike, kjo dorezë i përket familjes së objekteve që ‘evoluojnë ngadalë’ dhe forma aktuale nuk është dhe aq e ndryshme sa ajo e 300 viteve më parë.
![](https://dndhandles.al/wp-content/uploads/2022/08/drop_pov.jpg)
![](https://dndhandles.al/wp-content/uploads/2022/08/dnd_drop_01.jpg)
![](https://dndhandles.al/wp-content/uploads/2022/08/dnd_drop_02.jpg)
![](https://dndhandles.al/wp-content/uploads/2022/08/dnd_drop_03.jpg)
![](https://dndhandles.al/wp-content/uploads/2022/08/drop_office_01.jpg)
Një mimikë fizike.
Një telefon vjetërohet pas një viti përdorimi, por teksa presim për mure betoni termike dhe funksionalë, ne ende mund të përdorim pa asnjë problem dorezat tona të vjetra.
Shumë objekte të përditshme si gotat, pirunët, shishet, gozhdët, lidhëset së bashku me bletët dhe elefantët – formojnë një imazh të këndshëm të jetës tonë të përditshme. Virtyti i tyre është të jenë objekte që na shërbejnë në heshtje dhe nuk pretendojnë të dërgojnë mesazhe shpëtimi globale: ato perceptohen në një mënyrë fizionomike më të fshehtë.
![](https://dndhandles.al/wp-content/uploads/2022/02/dnd_drop_2-2.gif)
![](https://dndhandles.al/wp-content/uploads/2022/08/dnd_drop_1.gif)
Heshtja relative e këtyre objekteve ndikohet nga një mimikë e trupit; ato komunikojnë me atë që njihet si ‘qëndrim’ ose ‘posturë’. Drop dëshiron t’i përkasë botës së “objekteve të heshtura”, të objekteve të dobishme dhe të përulura, të lumtura që janë pjesë e përditshmërisë sonë. Drop është një shërbyese e ndrojtur, me flokët e saj të kapura mbrapa dhe një përparëse që hap dyert me një buzëqeshje ndërkohë që mendjet tona janë duke përballuar mijra probleme që presin në heshtje.
![](https://dndhandles.al/wp-content/uploads/2022/08/Zucchi-1-modified.png)
Cino Zucchi
Lindur në Milano, Cino Zucchi është diplomuar për Dizajn Arkitekturor në Universitetin Politeknik të Milanos, ku aktualisht është dhe përgjegjës departamenti. Cino Zucchi ka qenë profesor dhe në Universitetin e Dizajnit, Harvard.
Ndër projektet e Cino Zucchi
![](https://dndhandles.al/wp-content/uploads/2022/08/architect_Zucchi_Corte-Verde_1-1024x1024-1.jpg)
![](https://dndhandles.al/wp-content/uploads/2022/08/architect_Zucchi_Lavazza-Headquarters_1-1024x733-1.jpg)
![](https://dndhandles.al/wp-content/uploads/2022/08/architect_Zucchi_Corte-Verde_2-682x1024-1.jpg)
![](https://dndhandles.al/wp-content/uploads/2022/08/architect_Zucchi_Lavazza-Headquarters_2-1024x682-1.jpg)
![](https://dndhandles.al/wp-content/uploads/2022/08/architect_Zucchi_D-Residential-1024x831-1.jpg)
![](https://dndhandles.al/wp-content/uploads/2022/08/architect_Zucchi_Salewa-Headquarters_1-1024x684-1.jpg)
![](https://dndhandles.al/wp-content/uploads/2022/08/architect_Zucchi_Salewa-Headquarters_2-1024x682-1.jpg)