dnd

Mario Scairato dhe Alessandro Stabile për Dnd: IKI

IKI është doreza më e re e dizenjuar nga Mario Scairato dhe Alessandro Stabile për Dnd: kjo dorezë karakterizohet nga një formë strukturore paliandromike, doreza e parë nga lart është identike më pamjen ballore të saj, por e përmbysur në 180°. Një formë e veçantë dhe elegante, ku këndet e dorezës krijojnë një hapsirë të ndryshueshme që përfundon me forma gjysmë-rrethore, duke siguruar kapjen e duhur të dorezës në profilin ballor.

Koncepti i tërheqjes midis të kundërtave që vjen nga filozofia Japoneze, i ka shtyrë dizenjuesit të zgjedhin emrin IKI-një tjetër paliandromë-që do të thotë- e thjeshtë, e sofistikuar, natyrale.

Kjo dorezë është e disponueshme në tre finitura: krom satin, e zezë, antracit.

 
 

Mario Scairato

Mario Scairato jeton dhe punon midis Milanos dhe Paestum, vendlindjes së tij. Në vitin 2011, është diplomuar për Dizajn Industrial në Universitetin e San Marinos.

Që prej vitit 2015 ai ka dizenjuar për disa marka të njohura si Alessi, Internoitaliano and Moleskine. Është drejtor artisik i ‘Paestum Experience’ që prej vitit 2016, një projekt i themeluar nga vetë ai që synon të promovojë dhe zhvillojë qytetin e Capaccio Paestum.

Alessandro Stabile

Një ndër dhjetë dizenjuesit e rinj më të mirë industrial në Itali, përzgjedhur nga Instituti Italian i Kulturës në Nju Jork, në vitin 2013. Ne vitin 2011 themeloi studion e tij të dizajnit e specializuar në fushën e dizajnit të produkteve dhe drejtimit artistik.

Në vitin 2016, dy nga idetë e tij fituan çmimin e parë dhe të dytë në “Young&Design”, si një ndër projektet më të mira të Javës së Dizajnit në Milano, nën moshën 35 vjec.  Ai dizenjon për firma të ndryshme si Moleskine, Alessi, Ferrero Nutella.

Close
Select the fields to be shown. Others will be hidden. Drag and drop to rearrange the order.
  • Image
  • SKU
  • Rating
  • Price
  • Stock
  • Availability
  • Add to cart
  • Description
  • Content
  • Weight
  • Dimensions
  • Additional information
Click outside to hide the comparison bar
Compare
Close
Close
Shopping cart