dnd

Luca Nichetto për Dnd: VIVA!

Viva! është doreza më e re e dizenjuar nga Luca Nichetto: një dorezë e krijuar nga bashkimi i aspekteve themelore ergonomike me ndikimin e pamjes estetike; Viva! Duket ndryshe e parë nga pozicione të ndryshme, me forma të drejta, të thjeshta dhe harkime unike. E veçantë është ndjesia e prekjes së një doreze që duket e fortë dhe me peshë në pëllëmbën e dorës, kjo falë materialit të saj të fortë- tunxhit.

Viva! Është e disponueshme në shtatë finitura të ndryshme; bronz satin mat, krom satin, nikel me shkëlqim, grafit satin, gold antik me shkëlqim ose satin dhe bakër satin.

Luca Nichetto

Dizenjues me origjinë nga Venecia, aktualisht punon në një bazë ndërkombëtare dhe të specializuar për dizajn industrial, dizenjim produktesh dhe konsulencë. Dy studiot e tij ndodhen përkatësisht në Venecia, Itali që prej vitit 2006 dhe në Suedi që prej vitit 2011. Ai është vlerësuar me çmime të shumta ndërkombëtare për projektet e tij që përfshijnë produkte, mobilje dhe aksesorë, po ashtu projekte arkitekturore dhe ekspozita. Ndër bashkëpunimet e tij përmendim; Arflex, Cassina, De La Espada, Foscarini, Hermès, Molteni & C, Tubes, Venini.

Close
Select the fields to be shown. Others will be hidden. Drag and drop to rearrange the order.
  • Image
  • SKU
  • Rating
  • Price
  • Stock
  • Availability
  • Add to cart
  • Description
  • Content
  • Weight
  • Dimensions
  • Additional information
Click outside to hide the comparison bar
Compare
Close
Close
Shopping cart