Levante është një dorezë në të cilën skajet, prerjet, gjerësia kanë arritur thelbin e një forme të thjeshtë dhe të saktë, në të cilën dizajni do të identifikohej me funksionin e tij. E disponueshme në katër finitura, të gjitha satin: krom, gold, bakër, e zezë.
Levante është pjesë e koleksionit “Arkitekturë për duart”, zhvilluar nga Dnd nën drejtimin artistik të Giulio laccheti-t dhe pjesëmarrjen e pesë studiove arkitekturore. Sipas fjalëve të arkitekt Maurizio Varratta, ” Në një fushë ku gjithçka pothuajse është dizenjuar tashmë, nuk është e thjeshtë të shmangesh rrezikun nga mbi-dizejnimi dhe dëshira për të dizenjuar atë që ne duam, që kështu detyra kryesore gjatë zhvillimit të këtij projekti ishte rizbulimi i natyrës së objektit përmes një forme që do të ishte e paplanifikuar”.
Maurizio Varratta
Lindur në Xhenova, Maurizio Varratta është diplomuar për arkitekturë në vitin 1981. Nga viti 1983 deri në vitin 1999 ka punuar me studion ‘Renzo Piano’. Ai dizenjon dhe jep mësim aktualisht në universitete te Italisë dhe përreth; Në vitin 1999 hapi studion e tij, e cila ndjek zhvillimin e të gjithë procesit nga dizajni i përgjithshëm deri tek detajet, ndërkohë kryen kërkime mbi risitë teknologjike dhe industrializimin e komponentëve arkitekturorë. Studioja ndjek parimet e dizajnit të integruar, ruajtjen e burimeve natyrore, cilësinë dhe kursimin e energjisë në përputhje me protokollet e ndryshme ndërkombëtare