Stefano Boeri Architetti, Alfonso Femia,
Maurizio Varratta, Cino Zucchi, 967 Arch:
Pesë studio arkitekturore dhe pesë doreza për 50-vjetorin e Dnd.
Nga data 17 deri në 21 prill 2018, në showroom-in Lualdi, në zonën e dizajnit Brera- Foro Buonaparte 74.
Për eventin FuoriSalone 2018, Dnd prezanton një projekt të organizuar nga showroom-i Lualdi, në zemër të zonës së dizajnit Brera. Përfshirja në dizenjimin e një doreze e arkitektëve të cilët rrallë ose asnjëherë ishin përfshirë në dizenjimin e produkteve- kjo ishte sfida e organizuar nga Dnd, një ide e drejtorit artistik të kompanisë drejtuar pesë studiove arkitekturore italiane, të njohura ndërkombëtarisht. Pesë studiot arkitekturore iu përgjigjen më entuziazëm thirrjes së bërë para disa muajsh.
Stefano Boeri Architetti, Alfonso Femia, Maurizio Varratta, Cino Zucchi dhe 967Arch kanë punuar për muaj me rradhë krah Giulio laccheti-t dhe stafit të Dnd për të krijuar pesë doreza të reja që do të reflektojnë pesë mënyra të ndryshme të të menduarit për një temë të vetme dizajni. Gjatë eventit FuoriSalone dorezat e dizenjuara nga pesë studiot arkitekturore do të prezantohen të instaluara në dyert e showroom-it Lualdi, një ambient i dizenjuar nga Francesco Librizzi.
Gjatë Javës së Dizajnit në Milano, Dnd do të prezantojë dhe katalogun e ri të produkteve të saj, dizenjuar nga studio Sonnoli. Që prej vitit të kaluar, me emërimin e Giulio lachhetti-t si drejtor artistik, kompania është përqëndruar e gjitha në botën e dizajnit, duke përfshirë talente të reja dhe jo vetëm; katalogu tani përmban katër doreza të reja të dizenjuara nga Odoardo Fioravanti, Jaime Hayon, Enrico Martini dhe Inga Sempé.
Dnd feston 50-vjetorin e saj, kompania sot me një sy nga e ardhmja, synon të bëhet një ambient promovues ndaj ideve të reja të dizajnit bashkëkohor Italian dhe atij ndërkombëtar, duke vendosur aftësitë e saj kërkimore dhe njohuritë mbi produktet në shërbim të krijimtarisë së dizenjuesve dhe arkitektëve.