Holscher Design

Një studio dizajni multidisiplinare, vendosur në Kopenhagen, Danimarkë. Themeluar në vitin 1990 dhe aktualisht është një ndër agjensitë më të qëndrueshme dhe më konkuruese të dizajnit në vendet nordike.

Studioja drejtohet nga një ekip prej pesë antarësh, frymëzuar nga tradita e vendeve Nordike dhe zhvillon projekte ndërkombëtare që përfshijnë fusha nga më të ndryshmet si pajisjet e ndriçimit, pajisjet sanitare, materalet e ndërtimit dhe planifikimit urban.

Në bashkëpunimet e tyre të shumta përmendim; Geberit, Flos, JCDecaux, Philips dhe Lamy.

Dizajni nga Holscher Design

Camera, Flos (2020)
Pantone Universe Table Setting, Room Copenhagen (2010)
Pure, Flos (2007)