Giulio Iachetti

Giulio laccheti, dizenjues industrial që prej vitit 1992. Bashkëpunon me shumë marka si Abet Laminati, Alessi, Artemide, Ceramiche Refin, Danese, Fontana Arte, Foscarini, Magis, Moleskine, Pandora. Karakteristikë dalluese e punës së tij është kërkimi dhe përcaktimi i tipologjive të reja të objekteve, si për shembull Moscardino, lugë dhe pirun në të njëjtën kohë, i dekompozueshëm nga organizmat e gjallë, krijuar në bashkëpunim me Matteo Ragni, për të cilin është vlerësuar me çmimin Compasso d’Oro në vitin 2001.

Në vitin 2009, vlerësohet me çmimin ‘Premio dei Premi’ për kreativitetin e tij nga president i Republikës Italiane për projektin Coop Eureka, i cili e afroi dizajnin me tregun e pakicës.

Në vitin 2009, në muzeun Triennale, Milano mbajti një ekspozitë personale të titulluar ‘Giulio laccheti, objekte të pabindura’.

Në vitin 2012 prezanton Internoitaliono, rrjetin e fabrikave të përbëra nga shumë zona përpunimi me të cilët ai bashkëpunon për të prodhurar mobilje dhe aksesorë të frymëzuar nga jetesa italiane.

Në ndjekje të një projekti personal të lidhur më tema të reja në fushën e dizajnit si simboli i kryqit, ai prezanton ekspozitën e titulluar ‘Cruciale’ në Muzeun ‘Basilica di Santo Stefano’ dhe ‘ Castello di Lombardia’ në Enna, Siçili.

Në vitin 2014, vlerësohet për herë të dytë me çmimin Compasso d’Oro për dizenjimin e kapakëve të pusetave ‘Sfera’ në bashkëpunim me Matteo Ragni për Montini.

Dizanji nga Giulio Iacchetti

Affi, Internoitaliano (2012)
Ora In /Ora Out, Alessi (2015)
Magneto, Foscarini (2012)
Tancredi e Bartolomeo, De Vecchi Milano 1935 (2012)
Olmo, Artemide (2015)
Classic Collection, Moleskine (2017)
Surf-o-Morph, Surfer’s Den (2014)
Moscardino, Pandora Design (2000)