Lindur në Milano, Cino Zucchi është diplomuar për Dizajn Arkitekturor në Universitetin Politeknik të Milanos, ku aktualisht është dhe përgjegjës departamenti. Cino Zucchi ka qenë profesor dhe në Universitetin e Dizajnit, Harvard. Është autor i disa artikujve dhe librave mbi teorinë arkitekturore dhe urbanistike. Po ashtu ka marrë pjesë në disa edicione të ‘Milan Triennale’ dhe ‘Venice Biennale of Architecture’ ku ka qenë dhe drejtuesi i grupit Italian në vitin 2014. Në vitin 2015, ka qenë kryetar i jurisë në eventin e Bashkimit Europian për Arkitekturën Bashkëkohorë dhe çmimin ‘Mies’.
Së bashku me studion e tij CZA, ka dizenjuar dhe përfunduar një serë projektesh duke përfshirë; ish fabrikën Junghans në Venecia, ish zonën Alfa Romeo-Portello Nord dhe Corte Verte në Milano, planin e përgjithshëm Keski-Pasila në Helsinki, Muzeun Kombëtar të Automobilave, zyrat qëndrore të Lavazza në Torino dhe zyrat qëndrore të Selewa në Bolzano.