dnd

Cilësi dhe Garanci​

Dorezat Dnd janë produkte të testuara dhe të garantuara

Cdo dorezë i nënshtrohet testit të forcës dhe rezistencës mekanike të komponentëve të saj, rezistencës ndaj zjarrit dhe rezistencës së finiturës ndaj spërkatjes me kripë për të siguruar cilësinë në cdo kusht përdorimi.

Dnd është një kompani e certifikuar me UNI EN ISO 9001 për sistemin e cilësisë:

  • Dizajn i optimizuar
  • Trajnimi i vazhdueshëm i burimeve njerëzore
  • Ambiente pune të kontrolluara
  • Prodhim teknologjikisht i avancuar
  • Monitorim i vazhdueshem

Rezistente ndaj zjarrit

Certifikatat e rezistencës ndaj zjarrit
EN 1634-2 ED. 2008

Testi i rezistencës ndaj zjarrit dhe tymit për dyert, dritaret, bravat dhe komponentët e tjerë.

Produktet Dnd mund të përdoren për instalime në dyer dhe dritare që kanë marrë certifikatën EN 1634-2 dhe që janë provuar të kenë të njëjtën rezistencë ndaj zjarrit.

Certifikimi VIS

Sistemi VIS 7 mm

Komponentë të përbërë nga najloni PA6 me susta me një drejtim, majtas ose djathtas. Test i forcës dhe i rezistencës mekanike të komponentëve. Hapja dhe mbyllja me më shumë se 200,000 cikle.

Kategoria e përdorimit të klasës – 3:

Përdorim i lartë nga njerëzit në ambjente publike ose përdorimi në mënyrën e gabuar (keqpërdorim).

Shkalla e qëndrueshmërisë – 7:

Frekuencë e lartë përdorimi, 200,000 cikle.

Funksionimi i tipit B:

Bravë me sustë.

Dnd, një kompani e përgjegjshme

Dnd është e lumtur të promovojë veprime dhe procese në mbrojtje të mjedsit duke u përfshirë në një numër të madh projektesh të qëndrueshme që synojnë përmirësimin e shëndetit në vendin e punës dhe zhvillimin e një ndjenje përgjegjësie, si strategji dhe zgjedhje.

WeForest

Ne balancojmë përdorimin e karburantit nga automjetet tona duke ripyllëzuar rajonin e Katanino, në Zambia.

FSC®

Kompania jonë përdor sa më pak letër që është e mundur: kemi reduktuar përdorimin e letrës me rreth 50% dhe përdorim vetëm letrën e certifikuar të FSC për listat e cmimeve dhe katalogjet.

Printim i Ftohtë

Kemi zvendësuar systemin tonë të printimit me produktet e printimit të ftohtë të Epson Inkjet të cilat reduktojnë kostot dhe përdorimin e energjisë me 83% në krahasim me printerat me lazer.

100% GREEN A2A

Certifikim nga Dhoma e Tregëtisë në Brescia që siguron përdorimin e energjisë 100% nga burime të rinovueshme.

Close
Select the fields to be shown. Others will be hidden. Drag and drop to rearrange the order.
  • Image
  • SKU
  • Rating
  • Price
  • Stock
  • Availability
  • Add to cart
  • Description
  • Content
  • Weight
  • Dimensions
  • Additional information
Click outside to hide the comparison bar
Compare
Close
Close
Shopping cart