Një dorezë e frymëzuar nga dëshira për të kombinuar format bazike, një cilindër dhe një drejtkëndësh, në kërkim të një balance dhe një konceptimi të menjëhershëm. Doreza është e disponueshme në katër finitura: e zezë satin, krom satin, gold satin dhe e bardhë, një riprezantim bashkëkohor i dorezave prej porcelani.
Blend është pjesë e koleksionit “Arkitekturë për duart”, zhvilluar nga Dnd nën drejtimin artistik të Giulio laccheti-t dhe pjesëmarrjen e pesë studiove arkitekturore. Sipas skuadrës së 967arch: ” Detajet e cilindrit janë qëllimisht këndore, për të dhënë një pamje teknike, ndërsa pllaka drejkëndore prezanton një kthim mbrapa në kohë ku pjesë të tilla përdoreshin për ti dhënë derës një pamje sa më të plotë.”
Skuadra e 967arch: Cesare Chichi, Mauro Pizzi, Simone Preatoni
Themeluar në Milano në vitin 1999 nga Cesare Chichi dhe Stefano Maestri, 967arch kombinon aktivitetet e ndryshme arkitekturore dhe dizenjimin e ambienteve të brendshme me punimin e produkteve, duke përfshirë një shkëmbim të vazhdueshëm mendimesh, aktivitetesh të reja dhe bashkëpunimesh. Kjo skuadër e përbërë nga arkitektë dhe dizenjues ka trajtuar projekte nga më të ndryshmet, e përqëndruar kryesisht në selitë dhe zyrat e kompanive si Google, Petronas, WPP; Cisco dhe Ferrero. Projekte mbi dizenjimin e produkteve, mobliljeve dhe ndriçimin, duke përfshirë bashkëpunime me kompani si Poltrona Frau, Davide Groppi, Dieffebi, GE Giussani, MDF Italia, Zumtobel dhe Las Mobili.