Lindur në Taurianova (Kalabria), Alfonso Femia jeton midis Genoas, Milanos dhe Parisit. Diplomuar në vitin 1992 në Fakultetin e Arkitekturës, Universiteti i Genoas dhe aktualisht është antar i Urdhrit të Arkitektëve të Genoas, Francës dhe Zvicrës.
Ndër projektet e tij përmendim selinë e re të BNL-BNP Paribas në Romë, Docks në Marsejë dhe OGR në Torino.
Në vitin 2017 ndryshoi emrin nga 5+1AA në AF517 ose Studio Alfonso Femia.