Achille Castiglioni

Achille Castiglioni (Milano 1918-2002), arkitekt dhe dizenjues, një ndër mjeshtërit e dizanjit Italian, 9 herë fitues i çmimit Compasso d’Oro. Ka punuar në fushën e arkitekturës, planifikimit urban dhe dizajnit industrial.

Punimet e tij më të njohura përfshijnë; sediljet “Mezzadro” dhe “Sella”, kolltukun “Sanluca”, llambat “Luminator” dhe “Arco” dhe llambën e tavolinës “Taccia”. Punimet e tij janë të përfshira në koleksionet e përhershme të muzeumeve kryesore të dizajnit në botë, duke përmendur MoMA, Nju Jork dhe Triennale, Milano.

 

Dizanji nga Achille Castiglioni