DUE; një dorezë nga Stefano Boeri Architetti për Dnd
DUE; një dorezë nga Stefano Boeri Architetti për Dnd
Mars 6, 2019
Të reja
Pjesë e projektit “Arkitekturë për duart”, doreza DUE risjell lidhjen e dorezës me rozetën. Dizajni i i dorezës bën që ajo t’i afrohet imazhit të një “doreze origjinale” në të cilin dy strukturat funksionale, doreza dhe rozeta, shndërrohen në dy paralelopipedë të barabartë dhe të hollë. Doreza Due është e disponueshme në dy finitura; krom satin dhe e zezë.
Dizenjuesit e kësaj doreze e përshkruajnë atë si: “Një karakteristikë më tepër në ambientin tuaj të brendshëm, doreza Due përmbledh kontaktin tuaj të parë me arkitekturën dhe momentin e parë të zotrimit të saj, një hyrje e kalimit nga një vend në tjetrin. Një vepër e vogël arkitekturore që formon një urë lidhëse midis njeriut, dizajnit industrial dhe arkitekturës.”
Stefano Boeri Architetti
Me zyrat qëndrore në Milano dhe degë në Shangai (që prej vitit 2014) dhe Tiranë (që prej vitit 2015),
Stefano Boeri që prej vitit 1993 është përqëndruar në dizenjim dhe kërkim, kryesisht në fushat e arkitekturës dhe planifikimit urban, por gjithashtu dhe në kulturë dhe dizenjimin e ambienteve të brendshme. Ndër projektet e njohura të tij përmendim: Bosco Verticale në Milano, Villa Méditerranée në Marsejë dhe Casa del Mare në ishullin La Maddalena, Sardenjë.