dnd

Infinito: një dorezë nga Alfonso Femia për Dnd

Një ndër dorezat e krijuara gjatë projektit ‘Arkitekturë për duart’, (IN)finito është një dorezë elegante por e shkujdesur, dekorative dhe minimaliste në të njëjtën kohë. Një dorezë që përshkruan më së miri marrëdhënien midis derës dhe dorezës, duke i dhënë kësaj të fundit, një hapsirë të paimagjinuar ndonjëherë më parë.

Doreza është e disponueshme në gjatësi të ndryshme: pllakë e gjatë ose e shkurtër dhe në tre finitura: tunxh, krom satin dhe e zezë.

Alfonso Femia për dorezën (IN)finito: ” Një dorezë nuk hap vetëm një derë. Levizja e dorës që shoqëron hapjen ose mbylljen e saj duhet të jetë pjesë e përshkimit të emocioneve të jetës së përditshme. Kjo fije dy-dimensionale shtrihet në kufij të ndryshëm të derës dhe formon dorezën, e cila më pas vazhdon udhëtimin e saj në imagjinatë, pastaj në anën tjetër, lart dhe pastaj në një drejtim tjetër.”

Alfonso Femia

Lindur në Taurianova (Calabria), Alfonso Femia jeton midis Genoas, Milanos dhe Parisit. Diplomuar në vitin 1992 në Fakultetin e Arkitekturës, Universiteti i Genoas ku është dhe antar i Urdhrit të Arkitektëve të Genoas, Francës dhe Zvicrës.

Ndër bashkëpunimet e tij përmendim selinë e re të BNL-BNP Paribas në Romë, Docks në Marsejë dhe OGR në Torino.  Në vitin 2017 ndryshoi emrin nga 5+1AA në AF517 ose Studio Alfonso Femia.

Close
Select the fields to be shown. Others will be hidden. Drag and drop to rearrange the order.
  • Image
  • SKU
  • Rating
  • Price
  • Stock
  • Availability
  • Add to cart
  • Description
  • Content
  • Weight
  • Dimensions
  • Additional information
Click outside to hide the comparison bar
Compare
Close
Close
Shopping cart