Një dorezë delikate dhe elegante ku tunxhi përcjell gjithë sharmin e tij falë formës më të mirë të mundshme. Doreza Drop është e disponueshme në katër finitura: krom, grafit i zi, bakër dhe gold.
Drop është pjesë e koleksionit “Arkitekturë për duart”, zhvilluar nga Dnd nën drejtimin artistik të Giulio laccheti-t dhe pjesëmarrjen e pesë studiove arkitekturore.
Sipas Cino Zucchi: “Doreza Drop i përket botës së objekteve që na shërbejnë në heshtje, të objekteve të nevojshme dhe të dobishme të përditshmërisë tonë. E imagjinoj si një shërbyese të ndrojtur dhe tërheqëse, më flokët e saj të kapura mbrapa , një përparëse që hap dyert me një buzëqeshje.”
Lindur në Milano, Cino Zucchi është diplomuar për Dizajn Arkitekturor në Universitetin Politeknik të Milanos, ku aktualisht është dhe përgjegjës departamenti. Cino Zucchi ka qenë profesor dhe në Universitetin e Dizajnit, Harvard. Është autor i disa artikujve dhe librave mbi teorinë arkitekturore dhe urbanistike. Po ashtu ka marrë pjesë në disa edicione të ‘Milan Triennale’ dhe ‘Venice Biennale of Architecture’. Së bashku me studion e tij, CZA, ka dizenjuar dhe përfunduar një serë projektesh duke përfshirë; ish fabrikën Junghans në Venecia, ish zonën Alfa Romeo-Portello Nord dhe Corte Verte në Milano, planin e përgjithshëm Keski-Pasila në Helsinki, Muzeun Kombëtar të Automobilave, zyrat qëndrore të Lavazza në Torino dhe zyrat qëndrore të Selewa në Bolzano.