Po ju shkruajmë që t’ju informojmë që Dnd ka vendosur të mbylli zyrat dhe qëndrat e prodhimit gjatë gjithë javës së ardhshme, për të ndjekur zhvillimin e situatës që po kalojmë.
Krahina dhe zona jonë është prekur rëndë nga Koronavirusi, numri i të infektuarëve dhe numri i vdekjeve po rritet ndjeshëm.
Zinxhiri i prodhimit vendas, i cili aktualisht ka pësuar rënie në ditët e fundit, po rregjistron një rënie akoma dhe më të ndjeshme.
Edhe pse tani për tani nuk është akoma detyrim mbyllja e firmave të prodhimit, disa prej tyre në zonën tonë janë të mbyllura, shumë të tjera, firma të mëdha dhe të vogla priten të bëjnë të njëjtën gjë.
Kjo situatë dramatike që po kalojmë na imponon një ndjenjë të madhe përgjegjësie për të mbrojtur shëndetin e të punësuarve, furnitorëve dhe artizanëve tanë.
Për këtë arsye kompania do të qëndrojë e mbyllur për disa ditë por në do të mbetemi në kontakt nëpërmjet stafit tonë, i cili do të jetë i disponueshëm nëpërmjet punës online.
Na shkruani dhe telefononi menaxherët tanë, ne jemi këtu për ju klientët tanë të dashur dhe besnikë.
Besojmë në mirëkuptimin tuaj dhe ju sigurojmë që sapo situata të përmirësohet ne do të jemi edhe më të gatshëm së bashku me bashkëpuntorët tanë të jashtëzakonshëm. Ne dëshirojmë t’i falenderojmë ata për ndjenjën e përgjegjshmërisë dhe punës edhe në këtë moment dramatik.