Mario Scairato dhe Alessandro Stabile për Dnd: IKI
Mario Scairato dhe Alessandro Stabile për Dnd: IKI
Maj 25, 2020
Të reja
IKI është doreza më e re e dizenjuar nga Mario Scairato dhe Alessandro Stabile për Dnd: kjo dorezë karakterizohet nga një formë strukturore paliandromike, doreza e parë nga lart është identike më pamjen ballore të saj, por e përmbysur në 180°. Një formë e veçantë dhe elegante, ku këndet e dorezës krijojnë një hapsirë të ndryshueshme që përfundon me forma gjysmë-rrethore, duke siguruar kapjen e duhur të dorezës në profilin ballor.
Koncepti i tërheqjes midis të kundërtave që vjen nga filozofia Japoneze, i ka shtyrë dizenjuesit të zgjedhin emrin IKI-një tjetër paliandromë-që do të thotë- e thjeshtë, e sofistikuar, natyrale.
Kjo dorezë është e disponueshme në tre finitura: krom satin, e zezë, antracit.
Mario Scairato
Mario Scairato jeton dhe punon midis Milanos dhe Paestum, vendlindjes së tij. Në vitin 2011, është diplomuar për Dizajn Industrial në Universitetin e San Marinos.
Që prej vitit 2015 ai ka dizenjuar për disa marka të njohura si Alessi, Internoitaliano and Moleskine. Është drejtor artisik i ‘Paestum Experience’ që prej vitit 2016, një projekt i themeluar nga vetë ai që synon të promovojë dhe zhvillojë qytetin e Capaccio Paestum.
Alessandro Stabile
Një ndër dhjetë dizenjuesit e rinj më të mirë industrial në Itali, përzgjedhur nga Instituti Italian i Kulturës në Nju Jork, në vitin 2013. Ne vitin 2011 themeloi studion e tij të dizajnit e specializuar në fushën e dizajnit të produkteve dhe drejtimit artistik.
Në vitin 2016, dy nga idetë e tij fituan çmimin e parë dhe të dytë në “Young&Design”, si një ndër projektet më të mira të Javës së Dizajnit në Milano, nën moshën 35 vjec. Ai dizenjon për firma të ndryshme si Moleskine, Alessi, Ferrero Nutella.