Tani e në vazhdim, tunxhi i dorezave Dnd do të jetë forte® (i fortë): një finiturë e veçantë në gjendje të përmbushi nevojat dhe shijet e arkitektëve dhe dizenjuesëve që zgjedhin Dnd. “forte” sepse është e qëndrueshme, në finitura dhe ngjyra në harmoni me jetesën bashkëkohore. forte® është një term i krijuar nga Dnd për të identifikuar dhe për të theksuar finiturën e veçantë të dorezave e cila arrihet falë teknologjisë së finiturës PVD. Një term i formuar nga tre shkronjat e para, “Physical Vapour Deposition”, PVD është një teknologji e veshjes që iu jep produkteve cilësi të lartë dhe karakteristika të vecanta kimike dhe teknike si: fortesi, rezistencë të lartë ndaj deformimeve, gërvishtjeve dhe ndryshkjes.
Finiturat e disponueshme janë të ilustruara në një katalog të ri, të cilin mund ta gjeni këtu.
Ne jemi përkushtuar që t’ju ofrojmë një produkt që nuk cënon pamjen e dorezës dhe kemi arritur në këto rezultate:
-mundësia e aplikimit të kësaj teknologjie në të gjitha finiturat
-veshje e qëndrueshme dhe me ndikim të ulët mjedisor
-teknologji rezistente që zgjat ndër vite
–hipoalergjike
–fortësia e jashtëzakonshme e sipërfaqes siguron rezistencë të lartë ndaj deformimeve, gërvishtjeve dhe ndryshkjes.