dnd

Finiturat dhe teknologjitë​​

Materiale, finitura, punim i shkëlqyer

Nga materialet te dizajni, nga prodhimi te finiturat, doreza cilësore italiane për projekte ndërkombëtare: cilësisia dhe stili i provuar i produkteve të Dnd ndihmon në kompletimin dhe identifikimin e ambienteve të ndryshme në trende të shumëllojshme të interierit, në mbarë botën.

Njohuritë dhe eksperienca e Dnd bën të mundur përdorimin e teknologjive të kualitetit të lartë në përpunimin dhe finiturën: finitura forte® PVD, teknologji antibakteriale, perpunim me dorë i veçantë.

 / Zbuloni të gjitha finiturat

forte® është një term i krijuar nga Dnd për të identifikuar dhe për të theksuar finiturën e vecantë të dorezave e cila arrihet falë teknologjisë së finiturës PVD.

Një term i formuar nga tre shkronjat e para, “Physical Vapour Deposition”, PVD është një teknologji e veshjes që iu jep produkteve cilësi të lartë dhe karakteristika të veçanta kimike dhe teknike si fortësi, rezistencë të lartë ndaj deformimeve, gërvishtjeve, dhe ndryshkjes.

Një veshje tërësisht e qëndrueshme, me ndikim të ulët mjedisor dhe kundër alergjive.

Unico

Unico është sistemi më i ri i krijuar nga Dnd i cili redukton impaktin vizual të rozetës në dorezë, duke përmirësuar dizajnin e saj – zgjidhja ideale teknike dhe estetike për ambjente bashkëkohore.

Një sistem jo shumë i dukshëm, falë permasave të vogla: 30mm i gjerë dhe 2mm i trashë. Sistemi ka një formë rrethore, duke e bërë atë lehtësisht të instalueshëm dhe kërkon një grope 22mm në derë.

 / Zbuloni më në detaj

Finiturë antibakteriale

Dorezave Dnd mund t’ju jepen veti të veçanta antibakteriale për të parandaluar përhapjen e baktereve. Kjo falë finiturës Abaco® (e krijuar nga kompania italiane, Protec), në të cilën aplikohen katër finitura forte® PVD për të arritur një higjenizim afatgjatë dhe të përsosur të produktit.  Vetitë fizike të kësaj finiture bëjnë të mundur forcimin e efektit antibakterial me kalimin e kohës i cili qëndron mbi dorezë gjatë gjithë kohës.

Abaco®, është teknologjia më e fundit e mbulimeve të holla antibakteriale e cila kombinon forcën dhe elegancën e finiturave PVD me vetitë anti-bakteriale të përfituara nga nantoteknologjia, e testuar dhe e verifikuar në laborator: një finiturë e vecantë dhe antialergjike kundër viruseve, që pengon krijimin e bakterieve dhe siguron largimin e tyre.

Proçese speciale

Përvoja e gjerë e Dnd në përpunimin e metaleve bën të mundur realizimin e të gjitha llojeve të proceseve, përfshirë dhe ato manualet, duke përmbushur më së miri kërkesat specifike, duke filluar nga bronzimi në nivele të ndryshme të hijëzimit të bronzit, përpunim artizanal i kualitetit më të lartë.

lavorazioni-manuali-maniglie-dnd-1024x1024
Close
Select the fields to be shown. Others will be hidden. Drag and drop to rearrange the order.
  • Image
  • SKU
  • Rating
  • Price
  • Stock
  • Availability
  • Add to cart
  • Description
  • Content
  • Weight
  • Dimensions
  • Additional information
Click outside to hide the comparison bar
Compare
Close
Close
Shopping cart