Lindur në Xhenova, Maurizio Varratta është diplomuar për arkitekturë në vitin 1981. Nga viti 1983 deri në vitin 1999 ka punuar me studion ‘Renzo Piano’.
Në vitin 1999 hapi studion e tij dhe filloi të marrë pjesë në shumë konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare. Punimet e tij variojnë nga dizenjimi i objekteve të ndryshme si spitalet, zyrat, qëndrat e shërbimit, ura, hotele, stacione hekurudhore, aeroporte, qëndra tregëtare deri tek dizajni industrial (objektet e ndriçimit, pajisjet e tualeteve) dhe planifikimi i hapsirave.
Nga viti 1994 deri në vitin 1997 ka qenë profesor në universitetin Politeknik të Torinos, ku ka dhënë mësim mbi integrimin e arkitekturës dhe sistemeve të impianteve fizike.
Në vitet 2006-2007 ka qenë profesor në programin Master në Universitetin La Sapienza, Romë, në lëndën dizajn ndriçimi.
Në vitin 2015 ka qenë profesor në Universitetin Carleton, Otava, Kanada.
Studioja e tij ndjek zhvillimin e të gjithë procesit, nga dizajni i përgjithshëm deri tek detajet, ndërkohë kryen kërkime mbi risitë e reja teknologjike dhe industrializimin e komponentëve arkitekturorë.
Studioja ndjek parimet e dizajnit të integruar, ruajtjen e burimeve natyrore, cilësinë dhe kursimin e energjisë në përputhje me protokollet e ndryshme ndërkombëtare.