Philippe Tabet

Lindur dhe rritur në Versajë, Francë, Philippe Tabet ka studiuar dizajn industrial në Lion dhe Paris.

Aktualisht jeton në Milano ku ka themeluar dhe studion e tij të dizajnit që prej vitit 2014. Gjithashtu jep mësim në Akademinë Domus dhe Naba.

Bashkëpunon me kompani të njohura si Pianca, Lexon, Infiniti Design dhe Plust, ndërsa në të njëjtën kohë ndjek dhe pasionin e tij si zejtar, me procese të ndryshme përpunimi të cilat janë eksplorim i materialeve dhe teknikave të ndryshme. Kjo vihet re dhe në serinë e tij të maskave “Order”.

Ka fituar çmimin ‘Infiniti Design’ në vitin 2014 dhe ‘Young&Design’ në vitin 2017, përpara se të triumfonte me çmimin ‘Dizajn më i mirë’ në vitin 2018.

Dizajni nga Philippe Tabet

Fushimi Lounge, Pianca (2020)
Order, autoproduzione / self production (2017)
Slide, Lexon (2017)