Me origjinë nga Milano, Alessandro Stabile është një ndër dhjetë dizenjuesit e rinj më të mirë industrial në Itali, përzgjedhur nga Instituti Italian i Kulturës në Nju Jork, në vitin 2013.
Ne vitin 2011 themeloi studion e tij të dizajnit e specializuar në fushën e dizenjimit të produkteve dhe drejtimin artistik.
Në vitin 2016, dy nga idetë e tij fituan çmimin e parë dhe të dytë në “Young&Design”, si një ndër projektet më të mira të Javës së Dizajnit në Milano, nën moshën 35 vjec.
Ai dizenjon për firma të ndryshme si Moleskine, Alessi, Ferrero Nutella.