Dizenjues me origjinë nga Venecia, aktualisht punon në një studio ndërkombëtare dhe të specializuar për dizajn industrial, dizenjim produktesh dhe konsulencë.
Dy studiot e tij ndodhen përkatësisht në Venecia, Itali që prej vitit 2006 dhe në Suedi që prej vitit 2011.
Ai është vlerësuar me çmime të shumta ndërkombëtare për projektet e tij që përfshijnë produkte, mobilje dhe aksesorë, po ashtu projekte arkitekturore dhe ekspozita.
Ndër bashkëpunimet e tij përmendim; Arflex, Cassina, De La Espada, Foscarini, Hermès, Molteni & C, Tubes, Venini.