Andrea Morgante

Arkitekt i vendosur në Londër, pas bashkëpunimit me RMJM iu bashkua Future System si drejtor i asociuar duke punuar në krah të Jan Kaplicky.

Në vitin 2008 bashkëpunoi me Ross Lovegrove dhe më pas si drejtor artistik, përfundoi ndërtesën e muzeut Casa Enzo Ferrari. Shiro Studio është studioja e themeluar nga vetë ai në vitin 2009. Kjo studio është e fokusuar në fushat e arkitekturës, dizenjimit të  objekteve dhe instalimeve të përkohshme.

Ndër bashkëpunimet e kësaj zyre përmendim; Ferrari, Maserati, Alessi, M&C Saatchi, Peroni, D-Shape, Agape, Poltrona Frau, Seiko Japan dhe Nodus.

Andrea Morgante jep mësim dhe në Universitetin Politeknik të Milanos.

Dizajni nga Andrea Morgante