
967 arch
Themeluar në Milano në vitin 1999 nga Cesare Chichi dhe Stefano Maestri, 967arch kombinon aktivitetet e ndryshme arkitekturore dhe dizenjimin e ambienteve të brendshme me punimin e produkteve, duke përfshirë një shkëmbim të vazhdueshëm mendimesh, aktivitetesh të reja dhe bashkëpunimesh.
Motivi kryesor i kërkimeve të vazhdueshme mbi projekte të personalizuara, lidhet me vetë dëshirat e klientit, pasuar nga një bashkëbisedim ku të dëgjuarit dhe të kuptuarit e objektivave janë faktorët kryesorë.
Kjo skuadër e përbërë nga arkitektë dhe dizenjues ka trajtuar projekte nga më të ndryshmet, e përqëndruar kryesisht në selitë dhe zyrat e kompanive si Google, Petronas, WPP; Cisco dhe Ferrero. Projekte mbi dizenjimin e produkteve, mobiljeve dhe ndriçimin, duke përfshirë bashkëpunime me kompani si Poltrona Frau, Davide Groppi, Dieffebi, GE Giussani, MDF Italia, Zumtobel dhe Las Mobili.
Në të njëjtën kohë, 967arch ofron shërbime konsulence për imazhet e kompanive dhe hapsirat e lidhura me komunikimin, gjithmonë në fushat e arkitekturës, dizenjimit të ambienteve të brendshme dhe ekspozitave.
Dizajni nga 967arch






